Erjon Murataj, në një intervistë për “News24”, u shpreh se protestat duhet të kenë sukses përmes shfaqjes së qytetarisë dhe vlerave evropiane. Ai bëri thirrje Policisë së Shtetit të mos provokojë situata të dhunshme.
Murataj theksoi se kërkesa për dorëheqjen e Kryeministrit Rama është e qartë dhe nuk ka vend për negociata. Ai njoftoi se po organizohet një Kuvend Kombëtar, i cili do të shërbejë si përfaqësues i qytetarëve, duke ofruar një instrument për t'iu kundërvënë çdo qeverie të ardhshme.
Sipas Murataj, kjo lëvizje shoqërore përbëhet nga shqiptarë që nuk duan të largohen nga Shqipëria. Ai shtoi se suksesi i protestave varet nga mbajtja larg e dhunës dhe përpjekjeve për provokim nga ana e Ramës dhe Berishës. Murataj e cilësoi momentin historik dhe përmendi rastin e Klodian Brahos, i cili ngriti çështjen e heqjes së imunitetit të deputetëve.