Arben Kola, përpara nisjes së një proteste, theksoi se tubimet publike kanë qenë gjithnjë paqësore. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shkatërron “gjithçka që i del përpara”.
Sipas aktivistit, dëmet materiale të shkaktuara gjatë 35 ditëve të protestave janë më të pakta se ato që, sipas tij, kryeministri ka bërë në zyrën e tij. Kola u shpreh se kryeministri ka thyer më shumë xhama në zyrën e tij sesa protestuesit në 35 ditë.
Kola vazhdoi me akuza të forta ndaj Ramës, duke pretenduar se ai ka manipuluar gjithçka për t'u bërë kryeministër dhe se ka shfaqur shenja të “çmendurisë totale”. Ai shtoi se kryeministrit “i është prishur algoritmi” dhe parashikoi që ai mund të kalojë në “çmenduri totale” së shpejti, duke përmendur madje mundësinë që “të hidhet nga dritarja”.