Protestuesi, i cili mori pjesë në tubim së bashku me fëmijët e tij, deklaroi se ai ishte një nga personat me paga më të larta se ministrat, siç kishte sugjeruar Rama në një deklaratë të mëparshme. Ai theksoi se arsyeja e protestës së tij nuk janë përfitimet personale, por mirëqenia e Shqipërisë.

Aktivisti iu drejtua Ramës duke i kujtuar akuzat e mëparshme se ishte një “agjent rus” dhe duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mesazhin për dorëheqje ai e theksoi edhe përmes fëmijëve të tij, të pranishëm në protestë.