Incidenti ka ndodhur më 2 korrik pranë Kuvendit, ku, sipas Prognit, pas një debati dhe ofendimesh nga Manja, aktivistët u kundërpërgjigjën duke qëlluar me vezë. Ai deklaroi se Koka e goditi mbi 100 herë me grushta, duke vazhduar dhunën edhe pasi ai ishte shtrirë. Progni ka kërkuar sekuestrimin e kamerave të sigurisë për vërtetimin e ngjarjes.
Progni ka akuzuar gjithashtu efektivët e policisë. Ai iu drejtua fillimisht Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) për të kallëzuar drejtuesit e Komisariatit Nr. 4, pasi sipas tij, shefi i këtij komisariati ishte i pranishëm gjatë dhunimit dhe nuk ndërhyri. Ai pohoi se në Komisariatin Nr. 4 nuk iu lejua inspektimi mjeko-ligjor. Më tej, Progni theksoi se edhe në Komisariatin Nr. 1 pati vështirësi për regjistrimin e kallëzimit, duke u tentuar të intimidohej dhe të bindet se ishte vetëm një ankimim, jo kallëzim penal.
Aktivisti bëri me dije se një person tjetër, Besnart Kajimi, i cili kishte një kamerë 360 gradë që regjistroi ngjarjen, është dhunuar dhe detyruar të dorëzojë kamerën.