Genc Shehu theksoi se Kryeministri nuk e kupton rëndësinë e momentit historik. Sipas tij, kjo ndodh sepse Kryeministri u ka dhënë premtime oligarkëve dhe mafias, ndërsa tani populli po e kundërshton.

Ai shtoi se qëllimi i provokimit ishte shkaktimi i përplasjes dhe prodhimi i pamjeve propagandistike, duke përmendur si shembull situatat në Rrjoll dhe Zvërnec. Shehu e lidhi dhunën me paketën e maleve dhe shpopullimin e vendit. Ai argumentoi se pushteti nuk mund të jetë njëkohësisht i kapur dhe arbitër i frikës që vetë prodhon.