Aktivisti, i cili ishte mes 19 personave të arrestuar gjatë protestës së fundit, deklaroi se u dhunua rëndë brenda makinës së policisë gjatë transportimit nga Kuvendi në komisariat. Ai pohoi se, ndërsa ishte i prangosur, u godit rreth 30 herë me grushte nga një civil, në prani të efektivëve të policisë.

Ai e përshkroi arrestimin si “përndjekje politike” dhe theksoi se lëvizja e tyre synon ndryshimin, jo përplasjet midis partive. Aktivisti sqaroi se protesta përfaqëson betejën e "gjeneratës Z" për një të ardhme më të mirë, kundër "kupulës politike të së shkuarës".

Pavarësisht dhunës së pretenduar, ai u shpreh se ndihet më i fortë dhe më i vendosur për të vazhduar angazhimin në protesta. Sipas tij, dhuna policore është një praktikë që i përket epokës së komunizmit.