Pyetjet u parashtruan gjatë një proteste para Kryeministrisë në Tiranë. Edison Likaj përsëriti pyetje të cilat tha se vinin nga protestues të arrestuar dhe të shoqëruar. Ai pyeti Manjën nëse është e vërtetë që familjarët e tij janë paguar nga inceneratorët.

Gjithashtu, Likaj ngriti pyetjen nëse Manjës i është dhuruar një vilë në Palasë nga persona të lidhur me trafikun e drogës dhe nëse ai po ndërton në Paskuqan dhe në Farkë.

Nga ana tjetër, aktivistja Luçjana Koka e pyeti Ulsi Manjën për lidhjen e tij me çështjen e tokave në Rrjoll, gjatë kohës kur ka shërbyer si prokuror në Shkodër.