Radomir Deliq, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP) të Serbisë, akuzohet se më 22 maj 1999 ka qëlluar me armë zjarri drejt viktimës Sh.D., e cila ndërroi jetë nga plagët. Aktakuza e ngarkon Deliqin edhe me bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe në vrasjen e 71 civilëve shqiptarë.

Prokuroria thekson se Deliq ka marrë pjesë edhe në veprime të trajtimit çnjerëzor, torturës, plaçkitjes dhe dëbimit të popullsisë civile shqiptare. Lënda tashmë i është dërguar për shqyrtim të mëtejshëm Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. I akuzuari Radomir Deliq ndodhet në paraburgim.