Dy aktakuza janë ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj gjashtë ish-gardianëve, për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Aktakuzat janë ngritur në mungesë, duke përfshirë personat J.J. dhe A.S. në rastin e parë.
Sipas aktakuzave, të pandehurit, ish-gardianë në Burgun e Prishtinës dhe atë të Lipjanit, kanë kryer tortura çnjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë. Ngjarjet kanë ndodhur gjatë viteve 1998-1999, periudhë kur ish-gardianët dyshohet se kanë përdorur shkopinj gome, shufra metalike, shqelma dhe grushte. Këto veprime shpesh çonin në alivanosjen e të burgosurve. Gjithashtu, ata akuzohen për kanosje serioze me vrasje.