Dy ish-gardianë burra, të identifikuar me inicialet J.J. dhe A.S., akuzohen për torturim çnjerëzor të të burgosurve shqiptarë në Burgun e Prishtinës dhe paralelen e tij në Lipjan. Keqtrajtimi përfshinte përdorimin e shkopinjve të gomës, shufrave metalike, si dhe goditje me shqelma e grushte. Ata gjithashtu u kishin kanosur seriozisht të burgosurve me vrasje.

Në një rast tjetër, katër gra ish-gardiane, me inicialet L.S., D.L., S.A., B.S., janë akuzuar për keqtrajtim sistematik të të burgosurave shqiptare në Burgun e Prishtinës – paralelja për gra në Lipjan. Sipas Prokurorisë Speciale, të akuzuarat, në bashkëkryerje me N.C., u kanë shkaktuar të burgosurave lëndime trupore dhe dhunë psikike përmes torturave çnjerëzore.