Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se aksioni zbuloi shkelje të rregullave të komunikacionit. Pjesa më e madhe e sanksioneve, 35 gjithsej, u vendosën ndaj motoçiklistëve që qarkullonin pa helmetë mbrojtëse.

Gjashtë persona u ndaluan nën dyshimin për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”. Njëri prej të ndaluarve ishte i mitur. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi edhe një motoçikletë me leje qarkullimi të skaduar.

MPB-ja theksoi se kontrollet e komunikacionit do të vazhdojnë. Ajo u bëri apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të respektojnë rregullat dhe rregulloret në fuqi.