Aksioni u zhvillua nga data 8 deri më 13 qershor. Europoli, Fronteksi, Interpoli dhe Ameripoli ishin gjithashtu pjesë e këtij operacioni të gjerë.
Në Maqedoninë e Veriut, gjatë këtij aksioni, u zbuluan tre vepra penale dhe 49 kundërvajtje të lidhura me trafikimin e njerëzve, fëmijëve dhe emigrantëve. Nga këto, 42 kundërvajtje u kryen nga shtetas të huaj dhe shtatë nga shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Policia identifikoi një rast të birësimit të paligjshëm dhe nisi një hetim për trafikimin përmes lypjes së detyruar. Gjithashtu, një nga kundërvajtjet përfshinte mashtrimin për arsyen e qëndrimit në vend.