Incidenti ndodhi në vendin e njohur si “Mogila”. Një automjet i drejtuar nga një 67-vjeçar, banues në Elbasan, u përplas me një taksi. Drejtuesi i taksisë ishte një 28-vjeçar nga Tirana.

Drejtuesi i taksisë dhe tre pasagjerë të tjerë pësuan lëndime. Të plagosurit u transportuan në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor mbërriti në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.