Njësia policore e motoçikletave në Prizren tentoi të ndalonte një drejtues motoçiklete, pasi dyshohej se po lëvizte me shpejtësi të madhe. Drejtuesi i motoçikletës, në vend që të ndalonte, tentoi të largohej. Gjatë kësaj tentative për t'iu shmangur kontrollit, ai goditi motoçikletën e policisë.

Si pasojë e aksidentit, u shkaktuan vetëm dëme materiale. Nuk raportohet për të lënduar në asnjë nga palët e përfshira. Rasti është cilësuar si “Aksident komunikacioni rrugor me dëme materiale” nga autoritetet.