Aksidenti ndodhi rreth orës 15:20 në fshatin Parallovë. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit, konfirmoi ngjarjen.

Në vendngjarje shkuan menjëherë njësitet e trafikut rajonal, ndihma e parë dhe zjarrfikësit. Katër personat e lënduar morën ndihmën e parë dhe u transportuan për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Gjilanit.

Policia e Kosovës po heton rrethanat e aksidentit për të zbardhur shkaqet e tij.