Aksidenti ndodhi disa minuta më parë. Pas përplasjes, njëri prej automjeteve përfundoi në kanalin anësor të rrugës. Drejtuesit u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, jeta e tyre nuk është në rrezik.

Shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet procedurale. Ato po verifikojnë shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti.