Një automjet humbi kontrollin dhe u përmbys gjatë orëve të para të mëngjesit në Korçë. Makina fillimisht u përplas me një pemë, më pas përfundoi e përmbysur në rrugë.
Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit, një i ri, doli nga makina pa pësuar asnjë lëndim fizik. Burimet nga vendngjarja tregojnë se shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të jetë konsumimi i alkoolit nga shoferi.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Autoritetet po kryejnë ekspertizën auto-teknike dhe analizat e nevojshme për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.