Dy automjete u përfshinë në aksident rreth orës 23:10. Një automjet tip “Citroen Berlingo” me targa të Gostivarit, drejtuar nga R.J. (59), u përplas me një “Seat Leon” me targa të Shkupit, drejtuar nga O.R. (70).
SPB Tetovë njoftoi se shoferët R.J. dhe O.R. pësuan lëndime të rënda trupore. Bashkë me ta, edhe tre pasagjerë – M.S. (64), Z.I. (45) dhe S.R. (60) – pësuan lëndime të rënda. Të gjithë këta u transferuan për trajtim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Dy pasagjerë të tjerë, D.P.G. (59) dhe P.A. (54), pësuan lëndime trupore. Këto lëndime u konstatuan në Qendrën Mjekësore Gostivar. Një ekip nga Departamenti i Policisë Gostivar kreu këqyrjen e vendit të aksidentit.