Incidenti u regjistrua rreth orës 12:25, në rrugën “Sedek Kostoski”. Në aksident morën pjesë një moped, i drejtuar nga M.N., 19 vjeç, banues në Gostivar, dhe një biçikletë, e drejtuar nga B.I., 68 vjeç, gjithashtu nga Gostivari.
Si pasojë e përplasjes, biçiklisti B.I. mori lëndime të rënda trupore. Lëndimet u konfirmuan në Qendrën Urgjente në Gostivar. Ekipi i Seksionit për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë kreu këqyrjen në vendin e ngjarjes.