Fëmija i plagosur po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të dëmtimeve të marra. Drejtori i Klinikës së Emergjencës, Naser Syla, konfirmoi se tre të lënduarit e tjerë janë në gjendje stabile, megjithëse me plagë të rënda.
Syla shtoi se janë kryer ekzaminimet e nevojshme. Njëri nga të lënduarit u dërgua menjëherë në sallën operative nga kirurgjia e fëmijëve dhe ekipi i anestezionit. Tre pacientët e tjerë po i nënshtrohen ekzaminimeve dhe konsultave të nevojshme në Emergjencë.