Dy automjete, një “Toyota” dhe një “Audi”, u përplasën kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes së fortë, disa persona pësuan lëndime.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën ambulancat. Dy prej të lënduarve u transportuan drejt Qendrës Shëndetësore Divjakë për ekzaminime. Hetimet paraprake sugjerojnë se shkak i aksidentit ishin manovrat e gabuara dhe pakujdesia e drejtuesve të mjeteve, pavarësisht se shpejtësia maksimale e lejuar në segmentin rural është 30 km/h.