Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi sot rreth orës 01:40, ku një automjet tip Volkswagen me targa AA855VJ, i drejtuar nga T. C., dyshohet se humbi kontrollin. Vetura doli nga rruga, u përplas me murin rrethues të një shtëpie dhe përfundoi mbi çatinë e saj.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, M. C. dhe Xh. A., morën lëndime. Ata u dërguan fillimisht në urgjencën e Kukësit dhe më pas u transportuan për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Burime spitalore bënë të ditur se të tre të plagosurit janë në gjendje të qëndrueshme.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Dëmet materiale janë të konsiderueshme si për automjetin ashtu edhe për banesën e dëmtuar.