Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit. Një grua shtatzënë, e plagosur në aksident, mori ndihmën e parë mjekësore menjëherë pas ngjarjes. Policia e Kosovës konfirmoi përfshirjen e gjashtë makinave.
Hekuran Veçgishti, shefi i emergjencës në Prizren, deklaroi se shtatë nga të plagosurit janë dërguar në spitalin e Prizrenit dhe gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar. Njësia e Autostradës ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen procedurat hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.