Katër nga të lënduarit u transferuan për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, konfirmoi se njëri prej të lënduarve, një fëmijë, iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Tre të tjerët po kryejnë ekzaminimet dhe konsultat e nevojshme në Klinikën Emergjente. Gjendja e tyre paraqitet stabile, pavarësisht lëndimeve të rënda.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, deklaroi se aksidenti ndodhi rreth orës 05:40. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje.