Aksidenti ndodhi në orët e vona të së shtunës në rrugën L406, pranë Flattendorfit. Rreth orës 23:05, vetura e kosovares u përplas ballë për ballë me një automjet që vinte nga drejtimi i kundërt.

Drejtuesi i automjetit tjetër, një 27-vjeçar austriak, rezultoi në gjendje të rëndë të dehur dhe drejtonte makinën pa patentë të vlefshme. Testi i alkoolit për 25-vjeçaren nga Kosova ishte negativ.

Të dy shoferët pësuan lëndime të rënda. 25-vjeçarja u dërgua në Spitalin Rajonal të Oberwartit. Shoferi austriak u nxor nga automjeti i bllokuar, u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Hartbergut dhe më pas u transportua me helikopter në Spitalin Rajonal të Gracit. Gjendja e tij është raportuar kritike.

Rruga L406 mbeti e mbyllur për rreth 90 minuta për shkak të hetimeve dhe largimit të automjeteve të përfshira.