Automjeti tip “Seat” me targa të Kosovës përfundoi në fushë të hapur. Shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Të plagosurit janë transportuar në urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër. Ata po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.