Ngjarja ndodhi pak pas mesnate, kur një automjet “Opel Astra” me targa të Kriva Pallankës, i drejtuar nga N.S. (28) nga Kriva Palanka, devijoi nga rruga kryesore. Makina u përplas me një mur mbrojtës betoni.
Ministria e Brendshme bëri të ditur se N.S. ndërroi jetë në vendngjarje. Një mjek i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore konfirmoi vdekjen. Ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Kratovës kreu inspektimin në vendin e aksidentit. Trupi i pajetë i viktimës u dërgua për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, sipas urdhrit të prokurorit publik.