Arjan Hoxha, banues në Gjergjan të Elbasanit, udhëtonte me një automjet tip “Benz” kur u përplas nga guri i madh. Goditja fatale shkaktoi vdekjen e tij të menjëhershme në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në zonë. Ata po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor. Shkaqet e shkëputjes së gurit mbeten nën hetim.