Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:00. Në aksident u përfshinë një motoçikletë dhe një këmbësor. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, shoferi dhe pasagjeri i motoçikletës vdiqën nga lëndimet e marra.

Këmbësori pësoi lëndime dhe po merr trajtim mjekësor në spital. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, deklaroi se njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, po hetojnë rrethanat e aksidentit.