Dy persona humbën jetën dhe një tjetër u lëndua në një aksident trafiku të ndodhur në Obiliq, rreth orës 23:00 të së premtes. Viktimat ishin shoferi dhe pasagjeri i motoçikletës, ndërsa këmbësori pësoi lëndime.

Policia ka njoftuar se ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të k këtij aksidenti fatal. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar incidentin dhe pasojat e tij.