Një i ri 28-vjeçar nga Kriva Pallanka ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor që ndodhi pranë fshatit Stracin, Kratovë. Viktima, N.S., drejtonte një automjet “Opel Astra” me targa të Kriva Pallankës.

Aksidenti u raportua në orën 00:10. Automjeti doli nga rruga dhe u përplas me një mur mbrojtës betoni. Vdekja e N.S. u konfirmua në vendngjarje nga mjekët e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore.

Pas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Kratovës kreu inspektimin në vendin e ngjarjes, siç njoftoi Ministria e Brendshme.