Aksidenti ndodhi rreth orës 00:30, ku ishte përfshirë një veturë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi ngjarjen.

Vdekja e viktimës u konstatua nga ekipi mjekësor emergjent në vendngjarje. Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.