Vozitësi i motoçikletës dhe pasagjeri i saj ndërruan jetë në vendngjarje, rreth orës 23:15. Vdekjen e tyre e konstatoi mjeku kujdestar. Këmbësori i përfshirë në aksident u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK Prishtinë dhe më pas u lirua.

Policia e Kosovës njoftoi se trupat e pajetë u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me vendim të prokurorit.