Aksidenti ndodhi rreth orës 22:30, në fshatin Hotolisht, pjesë e aksit rrugor Përrenjas-Librazhd. Guri ra mbi një automjet tip “Benz”, brenda të cilit ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit. Ai u bllokua në automjet pas goditjes së fortë.
Shtetasi Arjan Hoxha, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, nuk arriti t'u mbijetojë plagëve të marra. Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën, policinë dhe zjarrfikësit.
Policia ka njoftuar se grupi hetimor dhe shërbimet policore po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes fatale.