Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit. Ata po menaxhojnë trafikun për të shmangur bllokimin e plotë të këtij segmenti rrugor.

Paraprakisht dyshohet se kamioni i përket një prej kompanive të angazhuara në punimet për ndërtimin e Korridorit VIII. Nuk ka konfirmim zyrtar për persona të lënduar nga ky aksident.