Aksidenti ndodhi brenda një tuneli nëntokësor, pranë stacionit të trenit. Shoferi i autobusit, i cili i përkiste kompanisë Carris Metropolitana, humbi kontrollin e automjetit. Shkaqet e humbjes së kontrollit mbeten ende të paqarta.
Mes 14 të plagosurve, katër ndodhen në gjendje të rëndë. Të plagosurit morën ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportuan në spital. Shumica e tyre kanë lëndime të lehta, sipas autoriteteve.
Ngjarja mobilizoi një numër të madh forcash policore, zjarrfikësish dhe ekipeve të emergjencës. Zona mbeti pjesërisht e bllokuar gjatë operacioneve të shpëtimit dhe ekspertizës. Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit.