Aktivistja Aida Çoroviq u shpreh se kushdo që nuk e pranon këtë realitet mund të vizitojë Kosovën për të parë gjendjen në terren. Ajo theksoi se në Kosovë vepron Policia e Kosovës, nuk mund të paguhet me dinarë dhe institucionet e Serbisë nuk funksionojnë atje.
Çoroviq shtoi se institucionet serbe, përfshirë ato bankare dhe Posta, nuk janë funksionale në Kosovë. Ajo përmendi se miq të saj serbë nga veriu i Kosovës udhëtojnë në Novi Pazar dhe Rashkë për të tërhequr para.
Aktivistja u bë e njohur pas një incidenti në Beograd, ku hodhi vezë mbi muralin e Ratko Mlladiqit. Pas këtij veprimi, ajo u sulmua dhe më pas u arrestua nga policia. Çoroviq deklaroi se si aktiviste e të drejtave të njeriut, qëndron pas viktimave të Srebrenicës.