Kryeministri Edi Rama njoftoi zhvillimin e modelit të parë të inteligjencës artificiale (AI) për prokurimet publike. Ky projekt synon të rrisë transparencën dhe efikasitetin në administrimin e fondeve publike, duke eliminuar problematikat e tenderëve dhe kontratave.

Modeli i AI po zhvillohet në bashkëpunim me kompani dhe aktorë të industrisë së teknologjisë. Nëse projekti rezulton i suksesshëm, testimi i tij pritet të fillojë në mesin e vitit 2027, me hyrjen e plotë në funksion gjatë vitit 2028.

Rama theksoi gjithashtu digjitalizimin e administratës publike. Sipas tij, digjitalizimi i plotë i dokumentacionit të Kadastrës ka përfunduar. Ky proces është realizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian, në përputhje me afatet e Planit të Ri të Rritjes.

Faza e ardhshme parashikon ndërtimin e një sistemi për ta kthyer Kadastrën në shërbim plotësisht online. Kjo do të lehtësojë procedurat për qytetarët dhe bizneset.