Mahmoud Ahmadinexhad, ish-president i Iranit, mori pjesë në ceremoninë madhështore të funeralit të Ali Khameneit. Ai u pa mes miliona qytetarëve në Teheran, në paraqitjen e tij të parë që nga fillimi i konfliktit.
Më herët, disa media të lidhura me shtetin iranian raportuan se Ahmadinexhad kishte vdekur nga një sulm raketor pranë banesës së tij. Për muaj me radhë, nuk pati asnjë konfirmim apo përgënjeshtrim zyrtar mbi fatin e tij, duke nxitur spekulime për një vrasje gjatë sulmeve.
Shfaqja e Ahmadinexhadit ndodhi një ditë pasi dy ish-presidentë të tjerë të Iranit, Mohammad Khatami dhe Hassan Rouhani, munguan në ceremoni. Kritëkët pretenduan se ata nuk ishin ftuar. Funerali i Khameneit u bë një nga ceremonitë më të mëdha në historinë e Iranit, ku autoritetet deklaruan se morën pjesë deri në 20 milionë njerëz në Teheran. Procesioni përfshiu edhe zyrtarë të lartë si presidenti Masoud Pezeshkian dhe kryetari i Parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf.
Gjatë ceremonisë, u panë pankarta me thirrje për hakmarrje. Arkivoli i liderit suprem u transportua për rreth 12 orë nëpër rrugët kryesore të Teheranit, përpara se të nisej drejt qytetit të Mashhadit për varrim.