Skuadra e AF Elbasanit shënon rikthimin në kompeticionet evropiane pas 20 vitesh. Kjo sfidë ka një rëndësi të veçantë për verdheblutë, të cilët kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv para tifozëve vendas.
Ndeshja e kthimit, e cila do të përcaktojë kualifikimin në raundin e dytë, do të luhet më 16 korrik. Ajo do të zhvillohet në stadiumin “Mehdi Huseynzade” dhe do të nisë në orën 19:00.