Skuadra shqiptare, AF Elbasani, nisi fushatën europiane me një barazim në shtëpi pas 20 vitesh mungesë në kompeticionet kontinentale. Goli i Nikaj në minutën shtesë të pjesës së parë i dha epërsinë Elbasanit. Rezultati ishte 1-0 në favor të vendasve në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, BATE Borisov barazoi shifrat në minutën e 67-të me golin e Rusakov. Sfida përfundoi me rezultatin 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.
Ndeshja vendimtare për kualifikimin në raundin e dytë do të luhet më 16 korrik. Takimi do të mbahet në orën 19:00 në stadiumin “Mehdi Huseynzade”.