Adele u shpreh se interesi i djalit për kartingun, sporti i cili shërben si pikënisje për pilotët e Formula 1, nisi këtë lidhje. Ajo theksoi përkushtimin e djalit ndaj këtij sporti, duke e cilësuar si një fiksim të përbashkët.

Këngëtarja nuk e kishte menduar se ky sport do të krijonte një lidhje kaq të fortë me djalin e saj gjatë adoleshencës. Ajo shprehu kënaqësinë që po diskuton pilotët dhe garat me të.

Adele bëri një vizitë surprizë në selinë e McLaren Racing. Atje, ajo takoi drejtorin ekzekutiv Zac Brown dhe pilotët Lando Norris e Oscar Piastri.

Gjatë bisedës me Norris, Adele pranoi se nuk këndon shpesh. Ajo e përshkroi punën e saj si “qesharake”, duke treguar se nuk e kishte imagjinuar kurrë karrierën e saj si yll botëror. Fituesja e 16 çmimeve Grammy foli edhe për vështirësitë në përballimin e famës, duke e parë si befasuese suksesin e saj nga Tottenhami.