Dhjetë skuadra marrin pjesë në kampionat, duke përfshirë kampionen në fuqi Egnatia, Elbasanin, Vllazninë, Dinamon, Partizanin, Tiranën, Vorën dhe Teutën. Skënderbeu dhe Laçi janë rikthyer, duke zëvendësuar Flamurtarin dhe Bylisin. Kampionati përfundon më 9 maj.
Sezoni i ri prezanton një format ndryshe. Nuk do të ketë më "Final 4". Struktura e re përfshin tri faza kampionati, të ndjekura nga Play off dhe Play out. Pas tre fazave të para, pikët përgjysmohen. Gjashtë skuadrat e renditura në vendet e para shkojnë në Play off për titullin kampion.
Skuadrat e tjera marrin pjesë në Play out, ku luftojnë për të shmangur rënien nga kategoria. Vetëm vendi i dhjetë bie direkt, ndërsa vendi i nëntë luan në finalen e Play out kundër një ekipi nga Kategoria e Parë. Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të zhvillohet në javën e gjashtë të kampionatit. Tirana dhe Partizani do të luajnë në stadiumin "Air Albania", ndërsa Dinamo do të përdorë "Elbasan Arena".