Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në AAB ofron programe studimi të përditësuara me zhvillimet teknologjike. Drejtimet përfshijnë Programim dhe Inteligjencë Artificiale, Siguri Kibernetike, Inxhinieri Softuerike, Programim dhe Multimedia, si dhe Kompjuterikë dhe Fintech.
Këto programe janë hartuar për të përmbushur nevojat e tregut modern të punës, veçanërisht në teknologji, programim dhe siguri kibernetike. Studimet synojnë të ofrojnë njohuri teorike dhe përvojë praktike përmes laboratorëve, stafit akademik dhe lidhjes me industrinë.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në Qendrën për Informim dhe Regjistrim në Kolegjin AAB. Aplikimet janë të hapura.