Ngjarja u regjistrua më 6 korrik 2026, rreth orës 21:12, në rrugën “Jane Sandanski”. Në aksident ishte përfshirë një veturë tip Hyundai, me targa të Ohrit, e drejtuar nga 74-vjeçari S.D. nga Ohri.
Këmbësorja e plagosur rëndë, M.T., 84 vjeçe, po ashtu nga Ohri, u dërgua në Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erazmo” në Ohër, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore. Ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Ohër kreu ekspertimin në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.