Delegatët e 13 kolonive amerikane miratuan Deklaratën e Pavarësisë më 4 korrik 1776. Kjo shpallje zyrtarizoi shkëputjen e tyre nga Britania e Madhe. Vendimi për shkëputje ishte votuar dy ditë më herët, më 2 korrik, nga Kongresi Kontinental.
Lufta për pavarësi filloi në vitin 1775 dhe përfundoi në 1783. Traktati i Parisit njohu zyrtarisht pavarësinë e SHBA, duke i dhënë fund konfliktit me Britaninë. Që nga viti 1941, 4 Korriku është festë federale në SHBA.
Festimet përfshijnë parada, koncerte, piknikë familjarë dhe spektakle me fishekzjarre. Fishekzjarret janë kthyer në simbolin më të njohur të kësaj dite. Mijëra qytete organizojnë shfaqje festive, me spektaklet më të mëdha në Uashington dhe Nju Jork.
Tradita e fishekzjarreve daton në vitin 1777. Atë vit, Kongresi autorizoi përdorimin e tyre për të përkujtuar përvjetorin e parë të pavarësisë. Sot, çdo shtet amerikan ka rregulla specifike për shitjen dhe përdorimin e fishekzjarreve.