Të arrestuarit pas protestës së zhvilluar para Kuvendit do të paraqiten sot, të dielën, para Gjykatës së Shkallës së Parë. Këtu, ata do të njihen me masat e sigurisë. Në të njëjtën kohë, një numër protestuesish janë mbledhur jashtë godinës së gjykatës për të shprehur mbështetjen e tyre. Pritet që një protestë të zhvillohet gjatë seancave gjyqësore.
Arrestimet pas protestës para Parlamentit shkaktuan tensione edhe mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. Një grup protestuesish u përplas me forcat e policisë pranë Komisariatit nr. 3, në rrugën “Mine Peza”, ku mbaheshin të ndaluarit. Situata u shoqërua me momente tensioni, ndërsa protestuesit kërkonin lirimin e personave të arrestuar.