Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se ka privuar nga liria 18 shoferë në mbarë vendin. Pesë ndalime u bënë në Gostivar, ku njëri ishte i mitur dhe një tjetër i përfshirë më parë në aksident. Katër shoferë u ndaluan në Shkup, ndërsa dy në Kërçovë, ku njëri ishte i mitur.

Nga një person u ndalua në rajonin e Tetovës, Krivogashtan, Prilep dhe Manastir. Gjithashtu, një person në Dellçevë drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit. Dy shoferë të tjerë, njëri në Kërçovë dhe tjetri në Kavadar, janë kapur duke drejtuar automjete pavarësisht masës së ndalimit. Pas dokumentimit të plotë, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.