Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njoftoi se shumica e zjarreve janë shuar. Zjarri në komunën e Makedonski Brod, në zonën e fshatit Belicë, i cili përfshiu një pyll pishe dhe bimësi të ulët, është vënë nën kontroll.
Zjarre u shuan në Gjorçe Petrov (fshati Kuçkovë), Veles (fshati Crkvino), Negotinë (fshati Crveni Bregovi) dhe Bogdanci (fshati Stojakovë), ku kryesisht digjej bimësi e ulët. Ngjarje të ngjashme u lokalizuan në Strumicë (fshati Dobrejci), Bosillovë dhe Vasilevë, ku u përfshi edhe një deponi.
QMK raportoi gjithashtu shuarjen e zjarreve në manastirin "Shën Joakim Osogovski" në Kriva Pallankë, pranë fshatit Carevic të Prilepit, në fshatin Nov Karaorman të Karbincit dhe në vendbanimin Babi të Shtipit. Zjarre të tjera të shuar u regjistruan në Berovë (fshati Smojmirovo), Butel, Kumanovë, Brvenicë (fshati Miletino) dhe Krivogashtan (fshati Vogjani), ku një deponi dhe bimësi e ulët ishin prekur.
QMK apelon për kujdes maksimal nga qytetarët në hapësirat e hapura për të parandaluar zjarre të reja, duke theksuar monitorimin e vazhdueshëm të situatës.