Zjarri në zonën e fshatit Belicë, Komuna e Makedonski Brod, që preku pyje pishe dhe bimësi të ulët, tashmë është nën kontroll. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit kanë shuar zjarre në disa zona të vendit.

Zjarret e shuar përfshijnë lokalitete si Gjorçe Petrov (pranë fshatit Kuçkovë), Veles (Crkvino), Negotinë (Crveni Bregovi) dhe Bogdanci (Stojakovë), ku kryesisht u dogj bimësi e ulët dhe e degraduar. Gjithashtu, zjarre u shuan në Strumicë (Dobrejci), Bosillovë dhe midis fshatrave Çanaklija dhe Gjeçerlija në Komunën e Vasilevës, ku u dogj një deponi dhe bimësi e ulët.

Në listën e zjarreve të lokalizuara dhe shuar janë edhe ato në manastirin “Shën Joakim Osogovski” në Kriva Pallankë, në fshatin Carevic të Prilepit, në Nov Karaorman të Karbincit, si dhe në vendbanimin Babi të Shtipit. Zjarre u raportuan dhe shuan edhe në Berovë (Smojmirovo), Butel, Kumanovë, si dhe në Komunën e Brvenicës (Miletino) dhe Krivogashtanit (Vogjani), ku digjej deponi dhe bimësi e ulët.

QMK monitoron situatën dhe bën apel për kujdes maksimal nga qytetarët për parandalimin e zjarreve të reja në hapësirat e hapura.